KreuCelebrity

Kate Middleton frymëzohet sërish nga stili i pakrahasueshëm i Lady Dianas!

Princesha Diana frymëzon edhe sot, plot 24 vite pasi bota e humbi atë. Ajo është ende një ikonë mode, e cila frymëzon stilistët më në zë më stilin e saj të pakrahasueshëm.

Janë të shumë personazhet e famshëm që janë veshur nën stilin e saj, por mes tyre kanë spikatur gjithmonë nuset e djemve të Princeshës, Kate dhe Meghan, të cilat dëshirojnë ta mbajnë gjallë dhe ta kujtojnë atë nëpërmjet stilit të saj, por në të njëjtën kohë ato shkëlqejnë në daljet e tyre teksa frymëzohen prej saj.

Së fundmi ka qenë Kate Middleton, e cila padyshim shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në premierën e “No Time To Die”, dhe fotografia më poshtë tregon fare qartë se stilistja e saj Jenny Packham është frymëzuar nga Lady Diana për të sjellë fustanin magjik, me të cilën dukesha arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF