Chrissy Teigen kujton vogëlushin e saj, të cilin e humbi një vit më parë pas ndërprerjes së shtatzënisë së tretë. Ai që do të quhej Jack, por për shkak të komplikimeve që Teigen pati në fund të shtatzënisë, nuk ia doli të vinte në jetë.
“Për djalin që gati patëm, një vit më parë ti më dhe dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të përballoj gjithçka edhe nëse nuk dua. Unë nuk pata mundësi të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe më mësove të dua veten, të kujdesem për trupin tim duke më bërë të kuptoj sa të çmuar ata janë dhe sa e mrekullueshme është jeta. Ata më thanë se bëhet më e thjeshtë, por ende s’është kështu. Mami dhe babi do të duan përgjithmonë”, ka shkruar ajo në postimin e saj përkrah një fotografie nga momenti i dhimbshëm.



















