KreuCelebrity

Dua Lipa dhe Elton John kryesojnë ‘top listat’ me remixin elektronik ‘Cold Heart’

Kënga e re “Cold Heart” e Dua Lipa dhe Elton John po pëlqehet shumë nga fansat e tyre në mbarë botën, duke e renditur këtë projekt të ri muzikor në krye të “top lisatve”.

Për suksesin e remixit elektronik ‘Cold Heart’ vetë Elton John tha, “Epo në moshën time, të kesh një këngë numër një është një surprizë e jashtëzakonshme dhe për mua, një arritje”. Më tej ai falënderoi Dua Lipa dhe treshen australiane të prodhuesve elektronikë PNAU për elementin e ri që sollën në këtë projekt të ri, i cili zuri vendin e dytë në ‘top 10’ të “Official Singles Chart”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF