KreuCelebrity

Humbi fëmijën, nuk e kalon dot dhimbjen- modelja me dedikim prekës!

Edhe pse ka dy fëmijë të tjerë të mrekullueshëm, bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen ende nuk e ka kapërcyer dhimbjen e madhe që i solli humbja e foshnjes së saj një vit më parë pas një aborti spontan. Djalit të palindur ja vune emrin Jack. Chrissy, që tha se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë sërish pas humbjes së tij, bëri një dedikim prekës në këtë përvjetor. “Djalit që ne pothuajse e patëm. Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund te mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por  kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babai të duan përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF