Ylli i 007-tës, Daniel Craig bëri një shfaqje të rrallë me vajzën e tij të madhe simpatike, Ella Loudon në premierën e filmit të fundit Bond, ‘No Time To Die’. 29 vjecarja është mjaft tërheqëse, por ndonëse i ati është një prej meshkujve më të famshëm sot në botë, ajo nuk e preferon dritën e prozhektorëve. Ella erdhi në jetë nga lidhja e Craig me Fiona Loudon, me të cilën u divorcua në 1994 pas dy vitesh martese. Craig ka edhe një vajzë tjetër me bashkëshorten e tij prej 10 vjetësh, Rachel Weisz. Daniel befasoi përpara disa kohësh kur tha se nuk ka ndërmend t`i lërë trashëgimi fëmijëve të tij, sepse e konsideron këtë si koncept “të pakëndshëm”. Ellës megjithatë nuk i mungon asgjë dhe bën një jetë mjaft luksoze.



















