Top Channel sapo publikoi promon që anoncon fillimin e sezonit të ri të programit lifestyle “Ora e Tiranës”, i cili këtë vit i është besuar moderatorit sharmant Xhani Shqerra. Detaje që dallojnë që në këtë prezantim të parë teksa ecën në rrugët e Tiranës, elegant, i veshur me petkun e një profesionisti të konsoliduar e shumë të dashur për mbarë publikun shqiptar.
Nuk na mbetet veçse ta ndjekim në këtë rrugëtim të ri çdo të mërkurë, në orën 20:00, në ekranin e “Top News”.



















