Robert Berisha, ashtu si mjaft prindër të tjerë, nuk duron dot “të preket te fëmija”. Këngëtari kishte postuar një foto të Rene, të shoqëruar me mesazhin: ““Suksese qika jeme dhe urime dita e parë. Të don babi shummmm”! Por fakti që vogëlushja mbante një bluzë shumë të shkyrtër që i ekspozonte barkun, ka tërhequr kritika. Roberti bëri një sqarim dhe një paralajmërim. “Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë o ju që merreni me vipa të bllokut, me fëmijë mos u merrni për klikime se herën tjetër nuk ju bëj tag po….”, shkroi i revoltuar ai.



















