KreuCelebrity

Vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, nuk e do nënën në mbiemrin e saj!

Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas u shpreh se nuk e do mbiemrin e të ëmës. 25 vjecarja, që sot është modele, bëri kërkesë në një gjykatë të Los Angeles duke kërkuar ta shkurtojë mbiemrin e aktores së njohur. “Zakonisht, nuk e përdor ‘Griffith’ kur i referohem vetes apo në dokumente të thjeshta dhe kërkoj të quhem vetëm Stella del Carmen Banderas”, ka thënë vajza. Stella u rrit larg prozhektorëve të prindërve të saj të njohur. Ajo lindi në Spanjë e është gjysëm motra e Dakota Johnson dhe Alexander Bauer, nga ana e të ëmës. Ajo është mjaft e lidhur me të atin, Antonio, por nuk dihet se cfarë marrdhënieje ruan me Melanie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF