Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë prindër të lumtur të dy fëmijëve shumë të bukur, djalit Joel dhe vajzës Sia.
Sot është një ditë e veçantë në familjen e tyre, pasi djali i shtëpisë feston ditëlindjen. Ermali e ka uruar të birin edhe në rrjetin e tij social Instagram teksa ka publikuar një fotografi familjare, ku gëzimi dhe shkëlqimi në sytë e tyre është mëse i dukshëm.
“Joeli 8”, ka shkruar ai përkrah fotografisë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemër. Ndërkohë që të menjëhershme kanë qenë urimet nga miqtë, të afërmit dhe ndjekësit e tij të shumtë.



















