KreuCelebrity

Diletta Leotta për Can Yaman: “Dashuri me shikim të parë, por…”

Moderatorja italiane, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman. Ajo e cilësoi marrëdhënien me yllin e telenovelave turke si : “Histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt.” Diletta befasoi me pohimin se vazhdon të jetë e  dashuruar me të. “ Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.” Aktori turk i propozoi prezantuesen italiane, shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro. Nuk dihet ende se cfarë coi drejt ndarjes së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF