Një grua filmoi djalin e saj pa dijeninë e tij, teksa i i rrëfente me disa detaje të frikshme sesi kishte vdekur në jetën e mëparshme. “Folëm për 10 minuta dhe ai më tregoi sesi përpara se të ishte fëmija im, ishte fëmija i dikujt tjetër por një makinë e kishte përplasur për vdekje”, thote gruaja në videon që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime në Tik Tok. Komentet vërshuan, dhe shumë njerëz të tjerë nisën të tregojnë eksperiencat e tyre. Një grua rrëfeu sesi djali i saj katër vjecar i kishte thënë se e kishte parë nga qielli dhe se atje lart ka një motër dhe një vëlla. “Unë kam pasur dy aborte spontane”, u shpreh ajo, dhe këtë vogëlushi nuk ishte sesi ta dinte, pasi nuk ia kishin përmendur kurrë!



















