Ngjarje të rënda dëgjojmë pothuajse çdo ditë në vendin tonë, ku burrat dhunojnë ose abuzojnë mbi gratë. Është e trishtë që asgjë nuk ndryshon dhe asnjë nuk ndërgjegjësohet..
Rasti i fundit është bërë me dije nga policia e Shijakut, e cila ka vendosur në pranga një 28-vjeçar. Burime zyrtare të policisë thanë se 28-vjeçari me inicialet F. H., banues në Shijak, u vu në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një 16-vjeçare, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale: “Kanosja’, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.



















