KreuCelebrity

FOTO/ Justin Bieber dhe Hailey festojnë dyvjetorin e martesës!

Justin Bieber dhe Hailey dy vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ata janë padyshim një nga çiftet që e shfaqin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, dhe është e dukshme që çdo vit që kalon ndjenja e tyre bëhet më e madhe.

Në këtë përvjetor të dytë ata zgjodhën të ndajnë në rrjetin e tyre social Instagram fotografi nga ceremonia e dasmës, e cila u zhvillua në Karolinën e Jugut në vitin 2019. Përkrah fotografive Hailey shkroi thjesht datën e dasmës, më 30 shtator, ndërkohë që Justin, nga ana tjetër shprehu hapur dashurinë që ai ka për të.

Pas publikimit të fotografive të shumta kanë qenë urimet për çiftin e famshëm, nga fansat, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF