Sharon Stone bëri së fundi disa pohime mbi jetën profesionale, që befasuan jo pak. Edhe pse një ndër aktoret më të bukura e të njohura në Hollivud, karriera e saj nuk ka qenë aspak “e sheshtë”. Ajo tha se i se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, kërkoi të paguhej njësoj me aktorët meshkuj por u përball me një zhvlerësim therës vetëm për faktin se ishte grua.“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ylli hollivudian.



















