KreuCelebrity

Shtatzënat që infektohen nga Covid, mjeku: Rreziku vjen pas javës së 35-të!

Shtatzënat që infektohen nga Covid, mjeku: Rreziku vjen pas javës

 

Mjeku obstetër-gjinekolog, Redi Hoxhallari ka treguar për Report TV se me cfare rreziku përballen gratë shtatzëna që infektohen me Covid. Komentet e tij erdhën pas vdekjes së 33 vjeçares Roza Qoja në muajin e katërt të shtatzanisë nga koronavirusi. Mjeku është shprehur se gratë shtatzëna që infektohen me Covid pas javës së 35 të shtatëzanisë paraqesin shumë problematika dhe duhet të vaksinohen. “Me rritjen e moshës së barrës rriten dhe komplikacionet normale tek një paciente shtatzënë që është pa sëmundje. Sigurisht që edhe COVID kalohet pak më me vështirësi dhe me më shumë problematika tek gratë shtatzëna që janë afër termit, pra pas javës së 35 të shtatzënisë. Në lidhje me vaksinimin paradoks i madh është fakti që ne për shkak të bisedave familjare, shoqërore kemi më shumë frik vaksinën sesa sëmundjen, është diçka shumë e gabuar. Normalisht të gjitha pacientet shtatzëna duhet të vaksinohen, ato që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen sepse është shumë e rëndë le të themi komplikacionet e lidhura me sëmundjen sesa le të themi problematikat hipotetike ne lidhje me vaksinimet”, thekson mjeku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF