KreuCelebrity

Tetori rozë; gazetarja e njohur rrëfen betejën e vështirë me kancerin

Tetori është muaji kombëtar i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit ndaj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë fillim muaji ka shpërndarë një mesazh sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin vetëm 30 minuta nga koha e tyre për të kryer vetëkontrollin. “Me historitë frymëzuese të grave që me forcë e kurajë, po fitojnë betejën për jetën dhe thirrjen për çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, çelim sot fushatën e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit”, ka shkuar ajo përkrah mesazhit sensibiluzues.

Pjesë e mesazhit sensibilizues ka qenë edhe gazetarja e njohur Rezarta Keçi, e cila ka treguar betejën e saj me kancerin e gjirit, duke treguar sfidat e vështira me të cilat ajo është përballur.

Si gazetare radio-televizive kam luftuar me profesionalizëm për diagnostifikimin e hershëm dhe luftën e fortë kundër kancerit të gjirit. Ndërsa si Rezartë u dorëzova. U dorëzova jo nga frika por nga arsye të thella që lidhen me subkoshiencën time. E lashë pas dore. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e miqve të mi më të ngushtë. Ka qenë lufta frontale e ekipit të specializuar të mjekëve të Spitalit Onkologjik në Tiranë, të cilët morën masa të menjëhershme jo vetëm për të më diagnostikuar, por edhe për ta luftuar kancerin e gjirit që ishte shfaqur në trupin tim. Jam mirënjohëse atyre. I jam mirënjohëse edhe vetes që zgjodha të mos plogështohem në krevat, përkundrazi zgjodha të bëj jetë aktive krahas luftës kundër kancerit të gjirit. Prandaj ti e dashur, ju të dashura që po më ndiqni, mos nguroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit, jo vetëm në muajin tetor!”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF