Rita Ora këtë të enjte u kthye në skenë më fuqishëm se kurrë, duke u siguruar që Java e Modës në Paris të mos kalonte pa zhurmë. Performanca e artistes me origjinë shqiptare nga maja e Kullës Eiffel ishte e kuruar në detaje dhe u konsiderua si një nga më të fuqishmet që Ora ka dhënë deri më sot.
30-vjeçarja dukej e mrekullueshme me veshjet nga “Fendi”, “Lanvin”, “Alexandre Vauthier”, “Prada” dhe “Miu Miu”.
Përpara se të ngjitej në skenë ajo theksoi se kjo do të jetë një shfaqje e paharrueshme për të dhe një natë që do të mbahet mend gjatë, “Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua. Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”.



















