
Këngëtarja e njohur amerikane Glora Estefan ka tronditur me deklaratën që ka dhënë gjatë një interviste, ku rrëfeu se teksa ndiqte mësimin e muzikës në moshën 9-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person, tek i cili mamaja e saj kishte shumë besim.
“93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre”, ka deklaruar ajo, “Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë, sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha, dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme”, ka rrëfyer ajo.
Ndër të tjera ajo ka treguar se personi në fjalë e ka kërcënuar se nëse do t’i thoshte nënës së saj ai do e vriste atë. “I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë”, ka përfunduar ajo.



















