KreuCelebrity

Genta Ismajli është në pritje të binjakëve!

Prej javësh po qarkullon në mediat sociale lajmi se këngëtarja nga Kosova Genta Ismajli është në pritje të ëmbël. Ndonëse vetë çifti Genta dhe partneri i saj turk Usta nuk kanë preferuar të konfirmojnë lajmin e bukur, ‘Prive’ ka mësuar se dyshja së shpejti do të bekohen jo me një por me dy beba.

Sipas të njëjtit burim mësohet Genta është në pritje të ëmbël me binjakë dhe se gjininë e bebave as vetë ajo nuk e ka mësuar ende. Pas pak ditësh mami në pritje do të organizojë një festë ‘baby shower’ ku duket se do të njihet aty edhe me gjininë e bebave.

Genta Ismajli dhe Usta po jetojnë prej mëse dy vitesh një histori të bukur dashurie që shumë shpejti do të finalizohet edhe me dy frutet e ëmbla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF