KreuCelebrity

Vesa Luma: Gati për bebin numër 2!

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka zbuluar detaje që nuk i dinim rreth jetës së saj.

Kujtojmë që Vesa dhe Big Basta së bashku me djalin e tyre të vogël Lian vite më parë u zhvendosën në Zelandën e Re, dhe gjatë intervistës ajo tha se një nga arsyet se pse ata zgjodhën atë vend ishte se që të dy kishin miq atje, shto faktin që kishin jetuar edhe më parë dhe ju kishte pëlqyer shumë.

Ndërkohë e pyetur nëse mendon të sjellë në jetë një motër apo vëlla për Lianin, Vesa tha: “Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet”. Kështu që neve nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i urojmë çiftit të famshëm që t’ju realizohen planet sa më shpejt…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF