KreuCelebrity

Rozeta shfaqet për herë të parë nga humbja e Xhevdet Ferit, e kujton mes lotësh!

 

Rozeta Feri bëri shfaqjen e parë në publik pas largimit nga jeta të bashkëshortit të saj, aktorit të jashtëzakonshëm Xhevdet Feri. Në premierën e filmit të restauruar “Vitet e pritjes”, ajo kujtoi vështirësitë e ditëve të xhirimit  por edhe bukurinë e tyre.“Sa u takon emocioneve të shumta, ka kaluar një jetë e gjatë edhe e tërë. Ama ka pasur një frymë shumë të mirë grupi, pavarësisht kushteve. Mendoj se në memorien time ashtu edhe atë të kolegëve të mi, të gjithë i kemi të shenjuara punën intensive dhe të vështirë. Po ja ku jemi”, tha Rozeta. Jo nuk I mbajti dot lotët në aktivitetin që në fakt, u kthye në një përjutim të të shoqit, Xhotës sic e thërrisnin miq e kolegë. Aktori I interpretimeve brilante, aq I dashur për publikun shqiptar e I vlerësuar nga të gjithë, u nda nga jeta janarin e vitit 2020 në moshën vetëm 59-vjeçare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF