“Kylie Cosmetics” ishte një sukses, por linja e veshjeve të Kylie Jenner nuk shkëlqeu po aq shumë sa ajo e buzëkuqeëve. Në fakt, fansat e kanë kritikuar shumë. Në Tik Tok e Twitter, njerëzit u ankuan se paketimet e porositura që u kanë mbërritur ishin shumë larg asaj cfarë tregohej në reklamë, ku veshjet dukeshin të mrekullueshme. Qepje të crregullta, fije të lirshme, disa madje u tallën duke thënë se kostumet e banjës duket sikur janë bërë nga vajza e saj 3 vjecare, Stormi.