KreuCelebrity

Imunizuan miliona njerëz, tani Pfizer thotë se do të ndryshojë formulën e vaksinës!

Shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, e cila së bashku me kompaninë amerikane Pfizer krijuan vaksinën e parë kundër koronavirusit në botë duke përdorur teknologjinë e njohur si ARNm, deklaroi deri nga mesi i viti të ardhshëm mund të nevojitet një formulë e re për mbrojtje kundër mutacioneve të ardhshme të virusit. Ugur Sahin rrëfeu për Financial Times se me kalimin e kohës, mutacionet në virus e zvogëlojnë përgjigjen imunitare të trupit. “Këtë vit, nuk është e nevojshme vaksina e re, por “nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të jetë një situatë tjetër”, tha ai. Sahin sqaroise varianti Delta i koronavirusit – aktualisht dominues në pjesën më të madhe të botës – është më ngjitës, por jo thelbësisht i ndryshëm për t’i bërë vaksinat aktuale joefektive. Por, shtoi ai, derisa virusi vazhdon të pësojë mutacione, ai mund të dobësojë efektivitetin e vaksinave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF