KreuCelebrity

Nis pas pak orësh Big Brother VIP; zbulohen 2 opinionistët!

Mbrëmja e sotme do të çelë siparin e reality-show Big Brother VIP nga ku do të marrë udhë rrugëtimi 100 ditor i 14 personazheve të njohur shqiptar. Tejet diskretë përgjatë gjithë fazës përgatitore, produksioni ja ka dalë të mbajë sekret detaje rreth spektaklit apo emrave të famshëm që kanë firmosur kontratën për t’u izoluar në shtëpinë e famshme.

Vetëm pak orë para nisjes së BBV Arbana Osmani ka zbuluar emrat e dy opinionistëve që do të gjykojnë për tre muaj sjelljen e VIP-ave dhe ndodhitë që do të krijohen brenda në shtëpi.

Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari janë ‘gjyqtarët’ e këtij edicioni të parë të Big Brother VIP.

Arbri është drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, kurse Balina është moderatore, ndonëse prej kohësh nuk e kemi parë në këtë rol.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-shoë. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati.”- u shpreh Arbana gjatë kronikës në edicionin e lajmeve në Top Channel

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF