KreuCelebrity

Ja sa miliardë dollarë i kushtoi Mark Zuckerberg ndërprerja e WhatsApp, Facebook dhe Instagram!

Ja sa miliardë dollarë i kushtoi Mark Zuckerberg ndërprerja e

Mark Zuckerberg humbi 7 miliardë dollarë pas rënies së WhatsApp, Facebook dhe Instagram. Drejtori ekzekutiv i gjigantit të mediave Facebook, Mark Zuckerberg, humbi 7 miliardë dollarë në pak orë. Kjo ndodhi pasi Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësuan një ndërprerje globale pasditen e kësaj të hënën.

Një numër kompanish të shquara tërhoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc. pas ndërprerjes globale dje, dhe për pasojë Mark Zuckerberg humbi miliarda dollarë.

Sipas një raporti të Bloomberg, Zuckenberg ka rënë nga pozicioni i 5-të në listën e miliarderëve. Tani CEO i Facebook, me një pasuri totale prej 121.6 miliardë dollarësh, qëndron në vendin e 6-të pas Bill Gates. Aksionet e Facebook ranë me 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej 15 për qind që nga mesi i shtatorit.

Vetë Mark Zuckerberg u ka kërkuar falje personale miliona përdoruesve të tij në të gjithë botën për ndërprerjen në shërbimet e Facebook, Watsapp dhe Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF