KreuCelebrity

Humb betejën me Covid: Ndahet nga jeta në moshën 59 vjeçare Kosta Grillo

Prej dy muajsh i infektuar me Covid-19 komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin pandemik. Grillo ndodhej në Turqi për një trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ai mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmi ka trishtuar familjarë, miq e kolegë të cilët kanë nisur të shprehin ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen e parakoshme nga jeta të gazetarit të njohur të sportit.

Kosta Grillo ishte 59 vjeç dhe gjithë jetën ja kushtoi sportit, si komentator, gazetar sportiv dhe menaxher.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF