KreuCelebrity

Raporti tronditës, mbi 300 mijë fëmijë të abuzuar nga priftërinjtë në Francë!

Raporti tronditës, mbi 300 mijë fëmijë të abuzuar nga

Rreth 330,000 fëmijë kanë qenë viktimë e abuzimit seksual nga Kisha Katolike në Francë gjatë 70 viteve të fundit, thuhet në një raport të publikuar sot e të cituar nga VOA. Ky është dokumentimi i parë gjithëpërfshirës në Francë, i kryer nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kishë, mbi këtë fenomen të rëndë. Abuzimet e kryera nga rreth 3,000 priftërinj dhe njerëz të tjerë të angazhuar me kishën janë fshehur në mënyrë sistematike për dekada nga autoritetet e kishës katolike, tha Jean-Marc Sauve, presidenti i Komisionit të Pavarur për Abuzimet Seksuale në Kishë. Janë bërë gabime, dhe natyrisht shkelje civile dhe kriminale nga abuzuesit, ndonjëherë edhe nga zyrtarët e Kishës, që nuk denoncuan dhe madje në shumë raste rrezikuan fëmijët me vetëdije, duke i vënë ata në kontakt me abuzuesit. Ka patur kryesisht një neglizhencë, dështime, heshtje, fshehje institucionale të abuzimeve në mënyrë sistematike, tha Jean-Marc Sauve. Komisioni i bëri thirrje kishës të “pranojë” përgjegjësinë e saj, duke denoncuar “gabimet” dhe “heshtjen”, dhe i bëri thirrje shtetit francez të ndihmojë në kompensimin e viktimave, veçanërisht për rastet që janë shumë të vjetra për t’u ndjekur penalisht përmes gjykatave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF