KreuCelebrity

Inaugurimi i TKOB-së; përlotet Enada Hoxha: Jam ndjerë shumë e fyer

Inaugurimi i TKOB-së; përlotet Enada Hoxha: Jam ndjerë shumë

Enada Hoxha ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Vila24”, ku ndër të tjera ka folur edhe për inaugurimin e TKOB-së. Teksa nisi rrëfimin për atë mbrëmje Enada u përlot dhe theksoi se është ndjerë shumë e fyer për kohën kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso.

Më tej ajo shtoi se ka patur mbështetje të madhe nga shumë njerëz që kanë qenë në atë inaugurim, ku pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur keqardhje që nuk e kishin parë Enadën aty ku ajo e meritonte.

“Më shumë se 25 vite karrierë dhe ta shikosh veten në 2 minuta me gjithë trupën e baletit, me të cilën nuk kam asgjë personale, madje më vjen keq që u pozicionuan në radhën e dytë gjatë përshëndetjes, ku unë kam dalë në mënyrë demonstrative nga skena pasi jam ndjerë shumë e ofenduar”, është shprehur Enada ndër të tjera, duke shtuar se ajo dhe Gerdi meritonin 2 ose 3 minuta kohë për të performonin me një numër special në atë mbrëmje gala, të cilën mezi e kishin pritur.

“Shpresoj mos të ketë qenë një gjë e mirëmenduar”, tha ajo. Ndërkohë që edhe mungesa e imazhit të baletit maestros Agron Aliaj, i cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës, ishte një gjë e patolerueshme sipas Enadës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF