KreuCelebrity

Sa hyri, gazetaren e nxjerrin nga Big Brother??

 

Paloma, gazetarja që u bë pjesë e banorëve të Big Brother VIP, është konsideruar si ajo më kapricozja, ndaj dhe kur e thirrën në dhomën e dënimeve, mendoi se do të vendosej përballë një votimi. Ajo duhet të zgjidhte një konkurrent me të cilin do të shkonte në votim dhe mori aktorin e humorit, Donaldin, pa e ditur që “Vëllai i Madh” në fakt po i bënte një rreng. E ftuan si të eliminuarën e parë nga publiku, por sapo hyri në studio Arbana i kërkoi që të mbante distancë. “Stop, stop, stop, distancë”, tha Arbana. Ndërsa Paloma tha fjalët e saj falenderuese duke thënë: “Do të doja të jetoja njëherë pa menduar shumë. Kur është e shkruar, s’mund të kërkoj më shumë. Jam e lumtur dhe për këtë ftesë derisa mora vendimin që nga vajza, familja pasi babai nuk kishte pranuar të isha pjesë e BBV. Ndonëse në fund mora vesh që kmë kishte dhënë të gjitha bekimet. E vlerësoj publikun.”Kur moderatorja i tregoi të vërtetën, Paloma s`e mbajti dot veten nga gëzimi që nuk do të dilte nga shtëpia e famshme, të paktën jo që tani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF