
Britney Spears javën që lamë pas fitoi gjyqin e kujdestarisë ndaj babait të saj, dhe për këtë është padyshim e lumtur.
Së fundmi me anë të një postim rrjetin e saj social Instagram ajo u është drejtuar të gjithë ndjekësve të saj me një mesazh prekës, ku tregon edhe njëherë situatën kaotike që ajo ka me familjen e saj.
Britney ndër të tjera u bën thirrje ndjekësve të saj se nëse dikush ka një të afërm që ndodhet në të njëjtën situatë si ajo, duhet t’i vijë në ndihmë dhe jo të veprojnë si familjarët e saj, duke i thënë gjithmonë të njëjtën gjë, “Na vjen keq, ti je nën kujdestari”.
“Kjo fotografi është gjithçka për mua! Më bën të dua të qaj… ajo po shpëton motrën e saj hyjnore! Unë mendoj se nëse keni një mik që ka qenë mbyllur në një shtëpi që ndihet vërtet e vogël për muaj me radhë… pa makinë… pa telefon… pa derë për privatësi dhe i duhet të punojnë rreth 10 orë në ditë, 7 ditë të javës, pa asnjë ditë pushimi… Unë sugjeroj kategorikisht që duhet të shkoni ta merrni mikun tuaj dhe ta nxirrni prej andej! Nëse ju jeni si familja ime, që thonë fjalë si: “Na vjen keq, ti je nën kujdestari”… me siguri mendojnë se ti je ndryshe dhe duan të tallen me ju. Falë Zotit unë kam gjetur një avokat të mrekullueshëm, Mathew Rosengart, i cili më ka ndihmuar që të ndryshoj jetën time!”, shkroi ylli i pop-it.
Kujtojmë që gjatë gjyqit në muajin qershor, Britney shprehu zemërimin që kishte ndaj familjes së saj, e cila nuk ndërhyri kurrë, madje e cilësonin kujdestarinë si gjënë e duhur për të.



















