KreuCelebrity

“Kisha vendosur të mos luftoja, prisja fatalitetin”, gazetarja e njohur rrëfen betejën me kancerin e gjirit

“Kisha vendosur të mos luftoja, prisja fatalitetin”, gazetarja

Jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe së fundmi ka qenë gazetarja e njohur Rezarta Reçi që ka rrëfyer betejën e saj me këtë sëmundje.Ajo ka qenë e ftuar te “Rudina” dhe tregoi se e kuptoi që ishte prekur nga kanceri i gjirit, por nuk shkoi të vizitohej dhe ia la në dorë fatit dhe po priste fatalitetin, pasi mendonte se lufta do të ishte e lodhshme dhe e mundimshme, ndaj ishte më e lehtë që ajo të dorëzohej.

“Kur e konstatova, e mbajta për vete time dhe kam punuar deri në fund të marsit në radio. E vetmja gjë që më tradhtoi ishte një kollë, e cila nuk po më ndahej dhe po më pengonte komunikimin në radio. Ajo u bë shkak për një kontroll të laringut. Kjo për shkak të kujdesit të të tjerëve për mua, ndërsa unë realisht e dija dhe prisja, në një farë mënyre, të ndodhte fatalja. Unë me veten time kisha vendosur të mos luftoja”, është shprehur ajo.

Por, pasi e mori vesh bashkëshorti i saj, ai i tha nëse ajo dorëzohet, do të dorëzohet dhe ai duke sakrifikuar jetën. Kjo gjë e drithëroi gazetaren, kështu vendosi që të niste luftën kundër kancerit për hir të njerëzve të dashur.

Kryesori ka qenë im shoq i cili u trondit shumë kur mori vesh të vërtetën, motrat e mia, vajza natyrisht të cilës jam munduar t’ja transmetoj sa më vonë, edhe miqtë e mi të cilët vazhdojnë të mos më ndahen. Por bashkëshorti im, më kujtoi që kur ne ishim lidhur dikur së bashku, ishim lidhur në të mirë dhe në të keq dhe më tha që ne do jemi bashkë në të mirë dhe në të keq. Nëse t’i ke vendosur që të ikësh nga kjo jetë pa luftuar, atëherë unë nuk do të luftoj krahë teje dhe do të ndjek vendimin tënd. Kjo më ka drithëruar të them të drejtën se thashë jo ne nuk jemi 30 vite më parë, jemi 30 vite më pas dhe ke të drejtë të jetosh dhe për mua, të mbash një derë hapur për vajzën dhe mbesat. Jo unë nuk e bëj këtë tha, t’i ke vendosur me egoizmin tënd, unë do të vendos me egoizmin tim. Kjo mu duk shumë e papranueshme, atëherë unë u bëra një grua e bindur, e shikoja dashurinë dhe drithërimat e lotët e tyre. Kemi qarë së bashku normale sepse ishin vendime të forta për t’u përballuar”, ka rrëfyer Rezarta.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF