Loredana gjithmonë ngre dyshime te fansat e saj të shumtë me postimet që ajo bën në rrjetin e saj social Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet një atlete bebi, dhe krah saj ka shkruar numrin 2. Kjo ka bërë që menjëherë fansat dhe mediat sociale të aludojnë se ajo ka në plan ose do të bëhet nënë për herë të dytë.
Ende nuk dihet e vërteta nëse bëhet fjalë për një fëmijë të dytë, apo për ndonjë projekt të ri muzikor, ndaj duhet të presim njoftimin e radhës nga reperja.
Kujtojmë se Loredana së bashku me Mozzik janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.



















