KreuCelebrity

Adele rikthehet pas shumë vitesh; ja data e këngës së shumëpritur

Ikona e muzikës britanike Adele do të vijë së shpejti me një album, pas një pauze relativisht të gjatë. Fituesja e shumë “Çmimeve Grammy” publikoi një video të shkurtër në rrjetet sociale nga kënga e ardhshme “Easy On Me”, duke zbuluar edhe datën zyrtare të publikimit, më 15 tetor.

Ndërkohë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të vërejnë shenja dhe billborde me numrin “30” në pjesë të ndryshme të botës, dhe kjo i ka shtyrë të mendojnë se po bëhet fjalë titullin e albumit të ri të këngëtares britanike. Kujtojmë që albumi i saj debutues u quajt “19”, albumi i saj i dytë “21”, albumi i saj i tretë dhe i fundit “25”, dhe tanimë “30”, por ende nuk është konfirmuar si emri zyrtar i albumit të katërt

 

Easy On Me – October 15 pic.twitter.com/7HRvxAfEqy

— Adele (@Adele) October 5, 2021

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF