KreuCelebrity

Befason aktori: Skenat intime me Jennifer Aniston, një torturë!

Aktori i njohur Jake Gyllenhaal paska vuajtur shumë gjatë xhirimit të skenave me Jennifer Aniston në “The Good Girl” . Jo se Jennifer e bezdiste, përkundrazi. Arsyeja ishte se Jake kishte pasur prej vitesh një “fiksim” për të, dicka që nuk iu kthye nga aktorja e famshme.  “Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira, sepse ndoshta 30, 50 njerëz janë aty teksa xhirohet? Është çuditërisht mekanike. Gjithashtu është si një vallëzim, ti je duke bërë një koreografi për kamerën. Mund të futesh në të, por është si një skenë përleshjeje, duhet t’i bësh koreografi ato skena”, tha Jake që shtoi se “Jennifer është e ashpër. Është kaq e vështirë ta komplimentosh. Unë dua të them, kam pasur një fiksim për të për vite me radhë. Dhe të punosh me të nuk ishte e lehtë. Ishte bukur, nuk ishte e vështirë, këtë doja të thoja” !

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF