Ka shkaktuar tronditje të thellë në Kosovë ndarja nga jeta fotografit të njohur Meddy Huduti në moshë fare të re si pasojë e Covid 19. Reagimet për Meddyn kanë qenë të shumta, ku mes tyre shumë janë edhe personazhe të njohur. Këngëtarja Vesa Luma e kujtoi me foton e fundit që ai i kishte realizuar. “Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”, ka shkruar ajo krahas fotos.



















