Aurela Gaçen dhe Stinen rikthyen Dr. Florin në muzikë, edhe pse prej 7 vjetësh artisti nuk është fizikisht mes nesh. Ata kanë qenë të ftuar së fundmi programin e mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, ku Aurela theksoi se realizimi i kësaj kënge ka qenë fat mbi të gjitha.
“Nestit në kohën që do të realizonim këtë këngë bashkë, ndodhi që iu prish kompjuteri, sepse ndodh, humbën shumë gjëra, rreth 8 muaj unë prita deri sa ai të mblidhte materiale nëpër file”, tha ajo, dhe mes emocionesh rrëfeu momentin kur Stine i tregoi se kishte gjetur zërin e Dr. Florit.
“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë “lejen” dhe miratimin e familjarëve të Florit. “Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, u shprehën dy artistët.



















