Pjesë e “Big Brother VIP” është edhe aktori Donald Veshaj, të cilin këtë herë do të mund ta shohim në ekran pa vëllanë e tij binjak, ndryshe nga sa jemi mësuar.
E teksa Donaldi ka marrë këtë nismë të re, Romeo ndodhet jashtë duke vijuar jetën normalisht. E duket se ai do ta ndjejë më shumë mungesën e Donaldit. Këtë e ka shprehur edhe ai vetë së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Teksa ka publikuar fotografinë e Donaldit, Romeo ka bërë një dedikim të veçantë dhe paksa të pazakontë për të, “Prej këtij plehrës jam gjysmë sot! Shpirti vëllait ti e di që unë jam aty me ty me gjithë energjinë time! Luv y bro”.



















