KreuCelebrity

Angli, ligji i ri: Personave nën 18 vjec u ndalohet rreptësisht Lip Filler ose Botox!

Personave nën 18 vjec në Angli tani nuk u lejohet të bëjnë zmadhim të buzëve me Botox ose Lip Filler. Më përpara nuk ka pasur kontrolle të tilla mbi këtë grupmoshë, por gjithmonë e më shumë raste problematike janë paraqitur tek autoritetet, ndërsa aktivistët japin alarmin se procedura të tilla po kryhen edhe nga individë të paspecializuar. Deputetja Laura Trott, ishte ndër të parat që kërkoi ndryshimin e legjislacionit në Parlament. Asnjë i ri nuk ka nevojë për Botox kozmetik ose mbushës-filler dhe nga sot ata nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në një klinikë ose në shtëpinë e dikujt dhe të bëjnë një procedurë të rrezikshme dhe të panevojshme që mund të shkatërrojë jetën e tyre. Jam e vetëdijshme se nuk do e rregullojë tërësinë e problemeve në këtë industri, por do të sjellë një ndryshim të vërtetë për moshat nën 18 vjeç,” tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF