KreuCelebrity

Përvjetori i pestë i martesës; Elia Zaharia bën dedikimin romantik për Lekën!

Sot pesë vite më parë Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan dashurinë e tyre nëpërmjet një ceremonia madhështore me të ftuar nga të gjitha familjet mbretërore në botë.

Elia ka kujtura ngjarjen e bukur përmes disa postimesh ku ka falenderuar bashkëshortin e saj për përkujdesjen dhe dashurinë e pakursyer që nga dita e njohjes.

“Sot pesë vite më parë…Koha ka fluturuar me ty Princ Leka. Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar. Faleminderit Zot që na bekove me dashuri të pakrahasueshme”; ka shkruar aktorja Zaharia përbri disa fotove nga dita e dasmës.

Ditën e sotme Elia ka bërë disa postime të njëpasnjëshme nga dita më e bukur e jetës së saj duke bërë edhe falenderimet përkatëse për bashkëpunëtorët e ditës së madhe.

Pesë vite më vonë çifti mbretëror shqiptar është bekuar me një vajzë e quhet Geraldina dhe erdhi në jetë më 30 tetor 2020.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF