Paloma ka tërhequr sërish vëmendje në mesin e banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother”, të cilët ndajnë me publikin cdo detaj nga përditshmëria e tyre. Gjatë një bisede me aktoren Arjola Demiri, gazetarja tregoi se në fillimet e saj kishte nxjerë një lloj xhelozie nga ana e eprorit të atëhershëm, Aldon Lipe. Paloma tha se atëherë kishte qenë e re dhe pa eksperiencë në fushën e medias, e nuk dinte si menaxhohej vëmendja e publikut. Ndërsa Aldo sipas saj është përpjekur t`i denigronte figurën, ndaj ajo shkëputi cdo relatë profesionale me të.



















