Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga hyrja e banorëve në “Big Brother VIP”, mes tyre kanë filluar pëlqimet e para.
Ka qenë Paloma, e cila ka pyetur Beniadën se me cilin nga banorët e sheh veten çift, dhe modelja pa hezituar ka thënë emrin e Arditit, të cilit më pas i kapi dorën duke treguar shenjë afrimiteti.. Ndaj na mbetet të presim ditët në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.
Ndërkohë të gjithë banorët janë të angazhuar me provën e javës, por nuk mungojnë as momentet kur ata ngacmojnë njëri-tjetrin.



















