Duket se nuk ka asnjë shenjë pajtimi mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe aktorja e famshme është e vendosur të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet që ka me ish-bashkëshortin e saj.
Ndërsa beteja ligjore për kujdestarinë e 6 fëmijëve të çiftit vijon prej vitesh, Jolie së fundmi ka shitur aksionet e saj në pronën e përbashkët të kantinës së verës Chateu Miraval që çifti ka në Corres, Francë.
Angelina Jolie ka shitur pjesën e saj të pasurisë franceze prej 164 milionë dollarësh, që ajo ishte bashkëpronare me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Thuhet se aktorja i shiti aksionet grupit të verës Tenute del Mondo, një fraksion i Stoli Group, i cili gjithashtu zotëron Masseto dhe Ornellaia.
Sakaq prej 2016-ës kur Pitt dhe Jolie i dhanë fund martesës së tyre për arsye që nuk janë bërë publike, dyshja nuk ka mundur të krijojë një marrëdhënie të shëndetshme post divorc duke qenë se janë në betejë të vazhdueshme për kujdestarinë e fëmijëve.



















