Në Big Brother Vip, nuk mungojnë të papriturat. Fifi ka pasur disa problem me stomakun dhe është ndjerë keq. Të gjithë banorët janë përpjekur t`i shkojnë në ndihmë, secili në mënyrën e tij, sidomos aktorja Arjola Demiri me të cilën këngëtarja duket sikur është afruar më shumë. Fifi e përjetoi keq situatën dhe shpërtheu në lotë. “Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”- tha ajo, ndërsa Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak.



















