Justin Bieber ka rrëfyer planet e tij për të zgjedhur familjen, duke zbuluar se është është gati të bëhet baba.
Këngëtari 27-vjeçar në debutimin e dokumentarit të ri “Justin Bieber: Our Ëorld”, tha se dëshiron një fëmijë me bashkëshorten e tij, Hailey, “Unë dua të vendos qëllime dhe të argëtohem duke i arritur ato. Familja vjen e para dhe shpresoj se do të ketë edhe një fëmijë”.
Kujtojmë që çifti i famshëm shkaktoi aludime muajin e kaluar kur këngëtari preku barkun e bashkëshortes së tij në tapetin e kuq gjatë Met Gala në Nju Jork. Burimet thanë për mediat e huaja se Hailey nuk është shtatzënë dhe se gjesti i Justin ishte keqkuptuar.



















