KreuCelebrity

Ç’po ndodh mes tyre në BB VIP? Shoqja e Bora Zemanit s’i ndahet ish-të dashurit të saj!

“Big Brother VIP” ka vetëm pak ditë që ka nisur dhe dy prej banorëve që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut janë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, të cilët janë parë shumë afër me njëri-tjetrit.

Semi Jaupaj është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit dhe shoqërimi i saj me Donaldin, me të cilin moderatorja Zemani ka patur një romancë që nuk përfundoi edhe aq paqësisht, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale për shkak se ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit. Disa nga ndjekësit e kanë cilësuar si tradhti nga ana e Semit, ndërkohë që të tjerë duan t’i shohin bashkë, duke pretenduar se mes tyre ka kimi.

Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë miqësia e Semit dhe Donaldit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që me shumë mundësi është thjesht vazhdimi i një miqësie që ata mund të kenë patur edhe jashtë “Big Brother”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF