Saga e filmave James Bond ose siç njihet ndryshe Agjenti 007, ka mbërritur në Tiranë.
Filmi “No time to die”, me aktor kryesor Daniel Craig, pasditen e kësaj të shtune u shfaq në “Kinema Millenium”, ku të pranishëm ishin figura të njohura nga arti, ekrani apo politika.
VIP-at të cilët ishin pjesë e ceremonisë patën mundësi të parakalonin në tapetin e kuq, ku u fotografuan dhe intervistuan nga mediat. Mes tyre ishte Elvana Gjata, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Rudina Magjistari, Ilda Lumani, Soni Malaj, Enada Hoxha,Inva Mula, Eneda Tarifa, kryebashkiaku Erion Veliaj, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Kulturës Elva Margariti, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi, Mariza Ikonomi, Landi, Rovena Dilo etj..



















