KreuCelebrity

VIDEO/ Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë në mënyrën më të bukur!

Prej disa kohësh në mediat sociale është përfolur se Genta Ismajli është në pritje të ëmbël, shkak si fillim u bënë disa fotografi të publikuara, ku format trupore të saj tregonin për një shtatzënë të mundshme.

Së fundmi, me anë të një video shumë të bukur që ka realizuar së bashku me partnerin e saj Usta, Genta ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë. Në videon e publikuar ajo shihet me një fustan të zi dhe vëmendjen e të gjithëve e mori barku i saj i rrumbullakosur. “Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh? @ustagenta”, shkroi ajo përkrah videos.

 

Këngëtarja zgjodhi që këtë moment kaq të bukur ta konfirmoi në mënyrën më të bukur të mundshme, ndërkohë që burime pranë “Prive” bëjnë me dije se ajo dhe është në pritje të dy binjakëve.

 

 

 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF