KreuCelebrity

Adelina Ismajli refuzon të dëshmojë në gjykatë për vrasjen e ish-të fejuarit!

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli ishte parashikuar të dëshmonte në seancën që u zhvillua ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje të vrasjes së ish-të fejuarit të këngëtares, Triumf Riza, mirëpo ajo nuk u paraqit në Gjykatë.

Është bërë me dije se Gjykata i ka dërguar kërkesë këngëtares për të marrë pjesë në gjyq, por s’kanë mundur dot të bien në kontakt me të, pasi ajo nuk ka dhënë detaje të një adrese të re, ndërsa numrat e telefonit nuk kanë dalë të vlefshëm. Në mungesë të Adelinës, prokurori special Haki Gegaj shtroi kërkesën që deklaratat e dhëna më parë nga ajo të rilexohen. Në Gjykatë nuk u paraqitën as motrat e saj, Zanfina e Ema Ismajli, pasi edhe adresa e tyre rezulton e panjohur, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Seanca në këtë rast vazhdoi me dhënien e dëshmisë së dëshmitares Kaltrina Berisha, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj të akuzuarin Sekiraqa e ka djalë të hallës. Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës, ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Kujtojmë që incidenti ndodhi në dhjetor të 2006-s, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident, i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani. Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Ndërkohë Adelina mesa duket ka hequr dorë përfundimisht nga ky gjyq, dhe tashmë me statusin e nënës së një djali që quhet Uliks, po jeton një martesë të konsoliduar me ish-menaxherin e njohur Val Krasniqin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF