
Arjola dhe Iliri, si gjithë banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, i janë nënshtruar provës javore, ku kanë rrëfyer histori nga jeta e tyre. E teksa radhën e ka patur Arjola, së cilës ju desh të ndante me Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj, por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet. “Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë”, u shpreh ajo.
Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite me radhë, me shpresën se do të ndryshonte, por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin. “Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë”, shtoi ajo.



















