KreuCelebrity

Paloma rrëfen mes lotësh humbjen e motrës nga kanceri!

Paloma rrëfen mes lotësh humbjen e motrës nga kanceri!

Paloma e pati të vështirë këtë radhë provën javore në Big Brother, pasi iu desh të prekte një temë delicate për të. E përlotur, gazetarja tregoi se vdekja e motrës së saj nga sëmundja e kancerit është humbja e më e madhe shpirtërore që ka pasur në jetë. eu se motra e saj ka humbur luftën me kancerin e gjirit në një moshë shumë të re. ‘’Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën’’,- tha ajo. Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë. ‘’Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti’’,-u shpreh ajo mes lotësh, ndërsa i bëri thirrje grave dhe vajzave që të mos i anashkalojnë shqetësimet shëndetësore që mund të kenë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF